Fatkeqësia me motin e keq, ka shkaktuar qindra viktima në Europë. Një nga vende të goditura është edhe Italia ku ka pasur përmbytje në disa zona.Së fundmi media italiane kanë publikuar pamjet ku një shqiptar kthehet në heroin e ditës, pasi shpëton nga mbytja një italian.
Makina e italianit ishte fundosur mes llumit dhe ujit të rrëmbyeshëm, ndërsa italiani kishte mundur të dalë nga makina por kishte ngecur i kapur pas një gardhi.
Shqiptari i quajtur Agim, një punëtor i thjeshtë në profesion, sapo e ka parë italianin, nuk është menduar dy herë por është futur në ujë dhe i ka shkuar në ndihmë.Me anë të një litari ai ka arritur deri tek italiani i moshuar dhe më pas e ka nxjerrë atë të sigurt në një zonë të thatë. Agimi raportohet se ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone, ndërsa akti i tij ‘ka marrë’ dhënë dhe është vlerësuar në të gjithë territorin përtej Adriatikut.Kujtojmë se pak ditë më parë u raportua për një tjetër hero në Gjermani.
Në video, shqiptari Renato Temali nga Shkodra që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga vërshimi i ujit nga përmbytjet. Sikur duket edhe nga video, Temali ka dalë nga kamioni duke hipur mbi kabinën e makinës së ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit për të shpëtuar drejtuesin e makinës që ishte mbuluar nga vërshimi.
Nga përmbytjet, Gjermania ka bilancin më të rëndë, por ende të zhdukur janë qindra persona, teksa puna për gjetjen e tyre vijon nga ekipet e kërkim shpëtimit.