LAJME

Një shtatë vjeçari në Tiranë vret aksidentalisht babain

Një shtatë vjeçari në Tiranë vret aksidentalisht babain
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Dhjetor 2020, 16:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Tiranë.

Një fëmijë i mitur e ka vrarë aksidentalisht babain e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën Sauk të Tiranës, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku djali 7 vjeçar ka qëlluar babanë e tij R.B me armën e shërbimit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, raporton A2.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Viktima raportohet se është polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika