Vlera e bitcoin mund të arrijë deri në 100 mijë dollarë në fund të 2024 tha Standard Chartered përmes një raporti botuar të Hënën.
Kolapsi i Silicon Valley Bank dhe disa huadhënësve të mesëm Amerikanë ka forcuar pozitat e bitcoin sips analistit të Standard Chartered Geoff Kendrick.
“Shohim një potencial që Bitcoin(BTC) të arrijë në 100 mijë dollarë deri në fund të 2024 dhe besojmë se dimri kripto ka përfunduar tashmë,” tha Kendrik në raportin e titulluar “Bitcoin – Rruga drejt nivelit të 100 mijë dollarëve.”
“Stresi i krijuar sot në sektorin tradicional bankar ka ndihmuar bitcoin dhe forcuar premisat e tij si një aset dixhital i decentralizuar,” tha Kendrick.
“Besojmë se vlera e përgjithshme e bitcoin do të përbëjë 50-60 përqind të tregut në muajt e ardhshëm.”
Kriptomonedha tregtohet me 26,178 EUR / 1BTC në momentet që shkruajmë.