Një vajzë nga Vitia e Kosovës është në mesin e të vrarëve nga të shtënat në një shkollë në Grac të Austrisë, kanë njoftuar familjarët dhe kreu i komunës së Vitisë.
“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri.
Lea Bajrami është në mesin e nëntë personave të vrarë në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë, pasi një 21-vjeçar hapi zjarr.
Sulmuesi i dyshuar, ish-nxënës i kësaj shkolle, më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet.
Kancelari gjerman, Christian Stocker, tha se kjo është një “ditë e errët në historinë e shtetit tonë”, teksa shtoi po ashtu se do të shpallen tri ditë zie.
I dyshuari kishte përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, thanë zyrtarët policorë gjatë një konference për media më 10 qershor, duke shtuar se ende janë duke e hetuar motivin e këtij sulmi.