Një autobus që vinte me pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij.
Sipas mediave të Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi, me drejtues A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë në ecje gjatë kohës që ishte me pushues brenda.
Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës.







