LAJME

Nisma kërkon të shqyrtohen amandamentet e saj e që kanë të bëjnë me Malishevën e Prizrenin

Nisma kërkon të shqyrtohen amandamentet e saj e që kanë të bëjnë me Malishevën e Prizrenin
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2020, 18:05

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se partia që përfaqëson do të përkrah votimin e buxhetit për vitin 2021, por ka kërkuar që amandamentet që ka propozuar, të shqyrtohen.

Shumica e amendamenteve nuk kanë përkrahjen e komisioneve.

“Unë kisha kërku nga të gjithë deputetët që amendamentet e propozuara nga ne e që janë amendamenti për stafin e ri të çerdhes në Malishevë, furnizimin me ujë të fshatit Bellushë të Prizrenit, çerdhja në Kijevë të Malishevës, projektin për rrugën e vreshtës në Malishevë dhe projektin për ndërtimin e rrugës Korishë-Kabash, të shqyrtohen. Në do të votojmë buxhetin 2021”, tha Shala.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika