LAJME

Nisin punën 23 zyrtarë të ri policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Nisin punën 23 zyrtarë të ri policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2020, 12:09

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren sot ka pranuar 23 zyrtarë të ri policor nga gjenerata e 55-të e policisë së Kosovës, njofton zyra për informim publik.

Në lidhje me këtë, Drejtori Rajonal e Policisë Kolonel Faton Alija, ju uroj mirëseardhje dhe njëkohësisht ka kryer një inspektim zyrtarëve policor, duke ju sqaruar detyrat dhe përgjegjësit që tani e tutje ata do ti kenë. Në fjalimin e tij duke ju drejtuar policëve të sapoardhur, u kërkoj që përveç përgjegjësisë dhe obligimeve ligjore ata të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim duke promovuar vlerat dhe misionin e policisë si një detyrë dhe përgjegjësi.

Pra, nga sot qytetarët e rajonit të Prizrenit do të shërbehen nga policë të ri, pjesa me e madhe do te punoj ne stacionin policor në Prizren, ndërsa të tjerët në Suharekë dhe Dragash dhe qëllimi i organizatës është që vazhdimisht të freskohen me gjenerata të reja, thuhet në këtë njoftim nga zyra për informim publik e DRP në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika