Për dallim nga sezoni veror në vitin e kaluar ku mërgimtarëve iu pamundësua ardhja në Kosovë, këtë herë numri i atyre që do të vijnë pritet të jetë edhe më i madh.
Tashmë që po hyjmë në javën e dytë të korrikut, numri i mërgimtarëve të cilët i janë drejtuar vendlindjes është tejet i madh.
Derisa korriku dhe muaji gusht pritet të jenë dy muajt me ardhjen më të madhe të tyre, në pikat kufitare veçse ka filluar të ndryshojë orari i pritjeve.






