Nisen për në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 7, 2021
Nisen për në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj të martën, janë nisur në mëngjesin e sotëm për në Turqi.Pritet të nisen edhe dy të tjerë. Lajmin e ka konfirmuar në Facebook ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerët janë në pritje të nisjes. E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.

Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika