Mëngjesin e sotëm, kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka kontrolluar dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës dhe në Prizren, lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut dhe dyshimet për tregtim të peshkut të kontrabanduar nga shtetet fqinje, në hyrje të Republikës së Kosovës.
Federata e Peshkatarëve Sportiv-Rekreativ të Kosovës ka theksuar se gjatë këtyre kontrolleve është konfiskuar peshku që po shitej në treg pa autorizimin përkatës. Peshku i konfiskuar është asgjësuar, për të cilin është hartuar procesverbal zyrtar.![]()





