Fermerët e qumështit kanë hyrë në takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë për të diskutuar kërkesat e tyre.
Takimi vjen pak pasi fermerët protestuan duke derdhur qumësht në tokë, në shenjë pakënaqësie ndaj ndërprerjes së përkohshme të grumbullimit të qumështit dhe situatës që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.![]()
Fermerët kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit, publikimin urgjent të rezultateve të analizave për të larguar dyshimet mbi produktet vendore, si dhe rikthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit.Ata kanë deklaruar se presin që nga takimi me Ministrinë e Bujqësisë të dalin me një zgjidhje konkrete, ndërsa kanë përsëritur thirrjen që institucionet t’i trajtojnë fermerët me dinjitet dhe respekt./KP





