LAJME

Nis procesi për licencimin e udhërrëfyesve turistikë në Kosovë

Nis procesi për licencimin e udhërrëfyesve turistikë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2026, 16:15

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se janë duke u zhvilluar përgatitjet e fundit për nisjen e procesit të licencimit të udhërrëfyesve turistikë në Kosovë.

Në kuadër të këtij procesi, sot është mbajtur një takim informues dhe koordinues ndërinstitucional, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organizatave të sektorit të turizmit dhe të shoqërisë civile. Takimi është fokusuar në zbatimin e Ligjit për Turizëm dhe të Udhëzimit Administrativ që përcakton kushtet, kriteret dhe procedurat për regjistrimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë.

Sipas ministrisë, licencimi i udhërrëfyesve turistikë përbën një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit të sektorit të turizmit, rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe promovimit më dinjitoz të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të Kosovës.

Përmes këtij procesi synohet vendosja e standardeve të qarta profesionale dhe krijimi i një sistemi të rregulluar për ushtrimin e profesionit të udhërrëfyesit turistik.

Pas përfundimit të procedurave përgatitore, pritet të hapet thirrja e parë publike, e cila do të shënojë nisjen zyrtare të procesit të licencimit të udhërrëfyesve turistikë në vend.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika