Ngjarje tragjike në Malishevë, vdes 85 vjeçari pasi iu dogj shtëpia

LAJME|VENDIMë pak se 2 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|19 Dhjetor 2020
Ngjarje tragjike në Malishevë, vdes 85 vjeçari pasi iu dogj shtëpia

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas mesnate në Malishevë, në rrugën “Ali Podrimja”.

Një person i moshës 85 vjeçare ka vdekur, pasi që i njëjti nuk ka mundur të iu mbijetojë plagëve të marra pasi që shtëpia në të cilën banonte është djegur.

Rastin për FrontOnline, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

“Me datë 19.12.2020 rreth ores 03:30 minuta te mëngjesit të sotëm përmes telefonit është informuar Stacioni policor – Malishevë se në rrugën ,,Ali Podrimja’’ në Malishevë, është duke u djegur një shtëpi banimi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij ende nuk dihet shkaktari I zjarrit.

“Patrulla e policisë ka dalë ne vendin e ngjarjes ku aty kishin arritur dhe zjarrfikësit, dhe kanë marr të gjitha veprimet për shuarjen e zjarrit dhe largimin e një personi i cili kishte mbetur brenda, ku me emergjencë është dërguar në QKMF-Malishevë. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencë. Shakatari i zjarrit për momentin nuk dihet dhe si pasoj e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë”, ka thënë Gjurkaj, për FrontOnline.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante si dhe njësia e hetimeve rajonale e cila ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit dhe me urdhër tij trupi i pajetë dërgohet për obduksion ne IML-e Prishtinë. Viktima eshte e datelindjes 1935”, u shprehë ai/FrontOnline/

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika