RAJONI DHE BOTA

Ngjarje e rëndë në Zvicër, burri vret kosovaren

Ngjarje e rëndë në Zvicër, burri vret kosovaren
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2021, 10:27

Zvicra është tronditur nga një krim tjetër brenda familjes. Më 12 mars, një konflikt verbal eskaloi, duke përfunduar me dhunë fizike midis çiftit kosovar, N.B dhe F.B.Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Pasi qëndroi një javë në kujdes intensiv, kosovarja N.B. ka humbur jetën.Çifti kishte tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore, ndërsa njëra nga vajzat kishte lajmëruar rastin e dhunës në familje.

Burri 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar dhe do të jetë në paraburgim për 3 muaj.Sipas Zyrës së prokurorit lokal, ai nuk kishte asnjë ndjekje penale në të kaluarën.Fqinjët e çiftit kosovar thonë se janë të befasuar me ngjarjen, ngase ata shquheshin për raportet e mira ndërmjet vete.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika