Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjetjen e një personi të vdekur në një zyre në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë. Flora Ahmeti. Ajo për Express tha se bëhet fjalë për një mashkull.“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.
Ngjarja tragjike në Prishtinë: Familjarët dalin në vendin e ngjarjes, viktima e moshës rreth 50-vjeçare

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo për Express.Express mëson që tashmë i ndjeri është i moshës rreth 50 vjeçare.Në vendin e ngjarjes kanë dalë familjarët e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hamza insiston që Projektligji për Specialen të kalojë në dy leximet nesër, s’i thotë jo presidentit me marrëveshje

Caktohet seanca nesër në ora 09:00, në rend dite plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen

VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

