- Reklama -

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, do të veçojmë një histori të Bari Pulaj nga fshati Vermicë i Prizrenit – një i ri që me guxim, punë të palodhshme dhe përkushtim të madh, arriti të ndërtojë një jetë të suksesshme në Slloveni.

Në vitin 2018, Baria, atëherë vetëm 18 vjeç, mori vendimin që do ta ndryshonte përgjithmonë jetën e tij. Me shumë ëndrra në zemër, ai la vendlindjen dhe u nis drejt Sllovenisë me një vizë njëvjeçare pune. Fillimet ishin të vështira – ai punoi si punëtor krahu në kushte të rënda, duke u përballur me sfida që njohin vetëm ata që e provojnë jetën e mërgimtarit.

- Reklama -

Por këmbëngulja e tij nuk njohu kufij. Pas tre vjetësh përvojë dhe kursimi, më 1 maj 2021, Bari Pulaj hapi biznesin e tij të parë në Slloveni, duke u specializuar në fushën e rinovimit të fasadave. Edhe pse i ri dhe pa shumë përkrahje fillestare, ai e nisi rrugëtimin i vetëm, duke punuar me përkushtim për të ndërtuar emrin dhe besimin në një treg të huaj.

“Është e vështirë të hysh në treg si një i ri 21-vjeçar, sidomos kur vjen nga një vend tjetër dhe nuk të njohin,” kujton Baria . Por ai nuk u dorëzua. Me kohë, puna e tij e ndershme dhe cilësore filloi të vlerësohej.

Në vitin 2023, biznesit iu bashkuan edhe babai dhe dy vëllezërit e tij, duke e shndërruar atë në një ndërmarrje të fuqishme familjare. Në fund të atij viti, kompania e tij u nderua nga autoritetet sllovene me një certifikatë zyrtare për korrektësi dhe profesionalizëm në treg.

Sot, pas katër vitesh përvojë, biznesi i Bari Pulajt është një emër i njohur në sektorin e fasadave në Slloveni. Ai ka siguruar projekte madhore që do të zgjasin deri në vitin 2030 dhe ka kapacitetin të punësojë deri në 20 persona në këtë fushë.

“Faleminderit Zotit për çdo arritje,” thotë ai me përulësi, duke theksuar se ky sukses është rezultat i përbashkët i familjes dhe punës me zemër.

Historia e Baris është një shembull i gjallë i mundësive që lindin nga vendosmëria dhe guximi për të ndjekur ëndrrat, pavarësisht sa larg të çojnë ato.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort