Nga sot fillon shpërndarja e druve për ngrohje për familjet e dëshmorëve të UÇK-së në Prizren

LAJME|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|6 Nëntor 2020
Nga sot fillon shpërndarja e druve për ngrohje për familjet e dëshmorëve të UÇK-së në Prizren

Komuna e Prizrenit përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se nga data 06.11.2020 deri më datën 15.11.2020 familjet e dëshmorëve të UÇK-së mund t’i tërheqin drurët për ngrohje në DPMS, por fillimisht duhet të nxjerrin vërtetimet në këtë drejtori, raporton TV Prizreni.

Ky është njoftimi i plotë:

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS), njofton familjet e dëshmorëve të UÇK-së që nga data 06.11.2020 deri më datën 15.11.2020 mund t’i tërheqin drurët për ngrohje në DPMS, por fillimisht duhet të nxjerrin vërtetimet në këtë drejtori.

Po ashtu edhe invalidët e luftës mund t’i tërheqin drurët nga data 13.11.2020 deri më 22.11.2020 në DPMS.
Ndërsa pas kësaj, DPMS do të vazhdojë me shpërndarjen e drurëve tek familjet e skemës sociale, thuhet në njoftim/

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika