Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se dënimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së është gjykim i tmerrshëm për Kosovës ndërsa do të jetë dëm i madh për shtetin dhe narracionin tonë.
Konjufca: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, do të jetë dëm i madh për shtetin

“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Kosova e ka përjetuar vetë luftën, e dimë çka është lufta e UÇK-së dhe ne e dimë që nuk ka pas far mekanizmi kriminal për me cenu asnjë popullatë. Është vendim i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar. Vërtet është diçka për të cilën do të jetë dëm shumë i madh, edhe për narracionin tonë, edhe për shtetin e Kosovës. Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pas Serbi, që janë dënuar 15 vjet në mungesë e kjo gjykatë kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike”, ka thënë Konjfuca pasi doli nga salla në Hagë./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




