Rregullat që e kanë kufizuar ndërveprimin social dhe që i kanë goditur bizneset gjatë pandemisë do të shfuqizohen nga e shtuna në Norvegji, raporton agjencia Reuters.
Nuk do të kërkohet më distanca sociale, klubet e natës mund të rihapen dhe restorantet mund të pranojnë klientë si në kohëra normale, njoftoi kryeministrja Erna Solberg në një konferencë për gazetarë.
“Janë bërë 561 ditë që nga koha kur ne i vendosëm masat më të ashpra në Norvegji në kohë paqeje. Tash ka ardhur koha për t’u rikthyer në përditshmëri normale”, tha ajo.





