Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë, dhe duke filluar nga dita e hënë do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, duke u bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe atyre me gjendje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.





