LAJME

Nga e hëna fillon vaksinimi i rregullt nga QKMF e Prizrenit kundër gripit sezonal

Nga e hëna fillon vaksinimi i rregullt nga QKMF e Prizrenit kundër gripit sezonal
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2022, 10:59

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka njoftuar se nga dita e hënë në Prizren do të fillojë vaksinimi i rregullt kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit, qytetarët e interesuar për vaksinim mund të lajmërohen në objektin më të afërt shëndetësor ku ata jetojnë.

Postimi i plotë

QKMF ne 18 pika të saj, nga dita e henë e datës 31 tetor 2022 fillon vaksinimin e rregullt kundër gripit sezonal. Qytetarët të lajmërohen në qendrën e tyre më të afërt shëndetësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika