Saktësisht 71.6 për qind e qytetarëve të prekur me koronavirus në Kosovë, nga fillimi i pandemisë e deri më tash, janë shëruar. Në nivel vendi janë regjistruar 46 mijë e 118 raste pozitive deri tash, ndërsa janë shëruar 33 mijë e 64 prej tyre, bazuar në raportin e së shtunës së Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
46 mijë rastet pozitive kanë dalë nga testimi i më shumë se 161 mijë personave të dyshimtë.
Nga të gjitha këto raste, 1186 kanë përfunduar me vdekje apo 2.5 për qind e rasteve në total.




