Nga 1 marsi, shtetasit e vendeve të treta mund të hyjnë në Itali sikur ata të BE-së
KJo do të thotë që qytetarët jashtë BE nuk duhet të bëjnë më teste shtesë ose të përballen me karantinë të mundshme pesë-ditore
Nga data 1 mars, shtetasit e vendeve jashtë BE-së, kur të hyjnë në Itali do t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si qytetarët e BE-së. Atyre do t’u duhet një certifikatë vaksinimi kundër koronës, një dëshmi e shërimit ose një test negativ të koronës. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Romë, raportojnë mediat italiane, transmeton srf.ch.





