RAJONI DHE BOTA

Nga 1 janari euro hyn në përdorim në Kroaci

Nga 1 janari euro hyn në përdorim në Kroaci
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2022, 18:01

Parlamenti Evropian në seancën e mbajtur në Strasburg me shumicë dërmuese e ka mbështetur pranimin e Kroacisë në Eurozonë.

539 nga 632 përfaqësuesit e pranishëm kanë votuar për raportin për hyrjen në përdorim të euros në Kroaci nga 1 janari 2023, në të cilin është vlerësuar se ky shtet i plotëson kushtet për hyrje në zonën e euros, raporton Aljazeera.

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kroacisë që të sigurohet që pas hyrjes së Euros në përdorim të mos ketë ngritje artificiale e çmimeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika