LAJME

Nga 1.490 fletëvotimet nga jashtë të verifikuara deri tash, 380 refuzohen

Nga 1.490 fletëvotimet nga jashtë të verifikuara deri tash, 380 refuzohen
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2021, 17:20

Organizata joqeveritare Germin, e akredituar për të vëzhguar procesin e numërimit të votave, ka njoftuar se deri në mesnatën e së martës, janë verifikuar 1.490 fletëvotime nga jashtë dhe prej tyre janë refuzuar 380.

1.110 janë aprovuar.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë kanë mbërritur 43.447 pako, e secila mund të përmbajë nga disa fletëvotime.

“Germin përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij”, thuhet në njoftimin e organizatës Germin, të mërkurën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika