Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor do të publikohen nesër, shkruan Gazeta Sinjali.Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ ka thënë se deri sot në mbrëmje pritet të përfundojë numërimi i votave nga diaspora.
“Jemi pothuaje në përfundim të numërimit të fletëvotimeve. Kjo do të përmbyllet deri në orët e mbrëmjes. QNR-së i duhen disa orë kohë për ta përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja

“Rezultatet do të shpallen ditën e enjte më 4 mars, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha paryitë, komunave, qendrave të votimeve dhe rezultateve të votimit me kusht dhe me diasporë”, ka shtuar ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Zotëria i Parë ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Mungesat e barnave në QKUK, ministri Vitia publikon stoqet e SHSKUK-së

