Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të 28 Nëntorit do të organizojë një aktivitet me të rinjtë e komunës së Prizrenit dhe për këtë shpall konkurs për pranimin e poezive, eseve dhe fotografive me tematikë atdhetare-kombëtare, ku 3 vendeve më të mira do t’u ndahen mirënjohje nga DKRS si:
1. Poezia më e mirë
2. Eseja më e mirë
3. Fotografia më e mirë.





