LAJME

Nesër kufizim në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

Nesër kufizim në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Gusht 2026, 16:54

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, automjetet e transportit të mallrave do të mund të qarkullojnë pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë masën e përcaktuar dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me orarin e kufizimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika