Nesër, më 2 nëntor, Shqipëria do të zhvillojë homazhe shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor në Tiranë, në moshën 72-vjeçare.
Ceremonia do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe do të nisë në orën 08:30 me pritjen e qytetarëve.
Në ora 11:15, do të mbajnë fjalime një anëtar i familjes dhe kryeministri Edi Rama, pasuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste. Përveç tyre, në ceremoni janë të ftuar edhe personalitete nga Kosova.





