LAJME

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2025, 18:07

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë thirrje publike për ndihmë nga qytetarët në lidhje me identifikimin e vendndodhjes së një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.

Sipas policisë, personi i identifikuar është:

Abdiovski Nafi, i cili kërkohet për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon nga qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, të kontaktojnë autoritetet përkatëse.

Informacionet mund të përcillen përmes numrit të telefonit 192 ose përmes email-it në adresën: info@kosovopolice.com.

Autoritetet sigurojnë qytetarët se çdo informatë do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika