Nëntë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, mbi dyshimin për veprën penale krime kibernetike, mashtrim ndaj qytetarëve të shteteve të ndryshme të Europës.
Burime brenda institucioneve të Sigurisë në vend, për Klan Kosovën bëjnë me dije ekskluzivisht se në këtë aksion për arrestimin e të dyshuarve u përfshinë rreth 140 policë.
Të arrestuarit, janë të gjithë shqiptarë.





