Nënkolonel Agron Murati ka pranuar zyrtarisht detyrën e atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, në kuadër të mandatit të tij, Murati do të angazhohet në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes vlerëson se ky emërim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.






