Ministri i Jashtëm i Iranit zhvilloi bisedime me udhëheqësin e Omanit, një ditë pasi dy të dërguarit kryesorë të SHBA-së u tërhoqën papritur nga bisedimet e planifikuara për t’i dhënë fund luftës në Iran, e cila është duke zgjatur mbi dy muaj. Presidenti amerikan Donald Tramp tha se anuloi negociatat me Iranin sepse kishte shumë udhëtime dhe se negociatorët e tij nuk po takoheshin me liderin e vendit. Sipas Trampit iranianët kanë dërguar një propozim të ri për paqe, por e ka refuzuar.
Negociatat SHBA – Iran mbeten të bllokuara, refuzohet propozimi për paqe

“Me siguri keni dëgjuar që e anuluam udhëtimin. Ne i kemi të gjitha kartat. Nuk do të kalojmë 15 orë në avionë duke shkuar vajtje-ardhje për të marrë një dokument që nuk ishte mjaftueshëm i mirë. Pra, do të merremi me telefon dhe ata mund të na telefonojnë në çdo kohë që duan. Atyre praktikisht nuk u ka mbetur ushtri. Nuk u kanë mbetur liderë,” deklaroi Donald Trump, President i SHBA.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prova për demokracinë në Gaza: Vota e parë në 20 vjet

Macron njofton tërheqjen nga politika pas përfundimit të mandatit në 2027

Tramp, kërkon që Irani ta japë një përgjigje të unifikuar ndaj propozimeve të SHBA-së për përfundimin e luftës

