RAJONI DHE BOTA

Në provincën lindore të Turqisë, bora arrin deri në 5 metra

Në provincën lindore të Turqisë, bora arrin deri në 5 metra
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2021, 08:42

Një provincë lindore në Turqi është përfshirë nga reshje të dendura bore ku trashësia e borës deri më tani ka arritur në 4-5 metra.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për provincën Mus të Turqisë, ku trashësia e borës ka arritur deri në 3 metra, kishte vende edhe ku trashësia ka arritur edhe në 5 metra.

Ndërkohë, Şeyhmus Yentür, zyrtar lokal, ka thënë për mediat se bora tashmë 4 ditë që vijon dhe ka shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

Siç thuhet më tej, ekipet e pastrimit të borës po përjetojnë vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai, duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës. “Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra”, tha Yentür. Ndërkaq, Nazım Diner, shefi i ekipet të intervenimit, tha se rrugët mbyllen sërish përkundër pastrimit për shkak të kushteve atmosferike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika