Polica e Kosovës njofton se në Prizren, më datën 16.04.2024, ditë e martë, rreth orës 22:39, është marrë një informatë se në sheshin Shatërvan në Prizren, ka ndodhur një kanosje ku, dyshohet se është ekspozuar edhe një armë e zjarrit.
Patrulla Policore ka dalur në vendin e ngjarjes ku edhe kanë ndaluar të dyshuarin dhe disa dëshmitarë , ndërsa personitjetër, fillimisht i cilësuar si viktimë, ishte larguar nga vend ngjarja në një drejtim të panjohur.
Ditën e sotme, më datën 17.04.2024, në orën 10:30, i dyshuari O.M, i cilësuar si viktimë është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren, i cili para hetuesëve ka deklaruar se ditën e incidentit me vete ka pasur një pistoletë dhe po e njejta psitoletë është marrë nga i dyshuari tjetër me inicialet Sh.Sh, ky i fundit tentoi për kanosje.
Incidentim thuhet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi që personi me inicialet O.M ja kishte të dyshuarit Sh.Sh.
Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, pasi që në ndërkohë është gjetur dhe sekuestruar edhe pistoleta në fjalë, Zoraki 99 mm me gjashtë fishekë.
Nga Stacioni Policor në Prizren është bërë e ditur se kanë filluar hetimet, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës si dhe “Kanosje”, shkruhet në fund të këtij informacioni.