Një i dyshuar tentoi të vrasë një person, mbrëmë në Prizren.
Derisa viktima ishte duke udhëtuar me veturë, i dyshuari që po lëvizte me trotinet shtiu me armë në drejtim të tij.
- Reklama -
Sipas policisë, viktima është plagosur në të dy këmbët, me ç’rast është dërguar për trajtim në spital.
Viktima raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime” deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”
- Reklama -
