Presidenti Guy Parmelin, i cili është gjithashtu ministër i Ekonomisë, po ndryshon rregullat aktuale të punësimit në lidhje me orët e punës për profesionistë të caktuar.
Rregullorja e re do të zbatohej për punonjësit në shërbimet ligjore, tatimore, korporative, këshilluese të menaxhimit ose komunikimit, auditimit ose mirëbesimit. Ata duhet të kenë një funksion menaxherial ose të punojnë si specialistë.
Kërkesa të tjera do të ishin ose të ardhura vjetore bruto që tejkalojnë 120,000 franga, një kualifikim i arsimit të lartë ose një shkallë e lartë autonomie përsa u përket orëve të punës, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.





