Rusët kanë nisur të humbin durimin me presidentin e tyre, Vladimir Putin.
Qindra njerëz morën pjesë në një protestë në Moskë sot pasi i pari i shtetit rus filloi një sulm “të plotë” nga toka, deti dhe ajri në Ukrainë, raporton skynews.
Një person u fotografua duke u arrestuar nga policia ruse gjatë demonstratës, ndërsa të tjerët mbanin pankarta ku shkruhej “Jo luftë. Liri për të burgosurit politikë”.








