LAJME

Në Malishevë gjendje e rënduar nga vërshimet, disa rrugë janë të pakalueshm

Në Malishevë gjendje e rënduar nga vërshimet, disa rrugë janë të pakalueshm
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2021, 21:50

Komuna e Malishevës ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura.

Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij derisa Komuna ka njoftuar qytetarët që aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga “Hamdi Berisha” në qytet të Malishevës.

Komuna e Malishevës nëpërmjet një njoftimi për media ka treguar se ekipet emergjente dhe të sigurisë, janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon gjendja e rënduar në disa akse rrugore në Malishevë

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës, gjendja vazhdon të jetë e rënduar në disa akse rrugore. Ekipet emergjente dhe të sigurisë, janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen.

Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara.

Aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga “Hamdi Berisha” në qytet të Malishevës.

Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende.

Të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri, përfshi ekipet komunale, zjarrfikësit dhe policia

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika