Kur Italia doli e para në Eurovision me një performancë shumë të lartë, fitorja ishte më shumë se një nxitje psikologjike për një nga vendet me të goditura nga COVID-19. E mbajtur me një audiencë të brendshme prej 3 mijë e 500 persona, ky festim konfirmoi se Evropa po kthehet në normalitet që ishte i pa imagjinueshëm disa javë më parë.
Infektimet nga koronavirusi, shtrimet në spital dhe vdekjet kishin filluar në të gjithë kontinentin. Nivelet e vaksinimit kanë filluar të përshpejtohen në të gjithë Evropën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit, në këtë javë Evropa pati rënie të madhe të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 dhe që 44% e të rriturve kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Virusi po godet Azinë Juglindore dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine veçanërisht Maldivet dhe Seychelles .
Shqetësimi më i madh për Evropën është varianti i zbuluar në Indi. Qeveria britanike paralajmëroi të enjten se varianti nga India përbën 50% deri 75% e të gjitha infeksioneve të reja dhe mund të vonojë planet për të hequr kufizimet e mbetura shoqërore.
Rritja e rasteve në Britani bëri që Gjermania dhe Franca të kërkojnë karantinimin për pasagjerët e Mbretërisë së Bashkuar.
Të paktën 12 mijë njerëz nga Britania shkuan të premten në Portugali, për finalen e Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Chelsea. Vizitorëve u është kërkuar një test negativ COVID-19 për të hyrë në stadium për të ndjekur ndeshjen, por nuk kërkohet karantina në asnjërën nga udhëtimet.
Greqia po shpreh kujdes edhe pse kohët e fundit i ka lejuar udhëtimet dhe bëri rihapjen e aktiviteteve. Rreth një e treta e popullsisë greke ka marrë të paktën një dozë vaksine, por infeksionet e reja dhe vdekjet mbeten të larta.
“Numri i të shtruarve në spital po ulet, numri i vdekurve është ulur “, tregoj kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Italia dhe Qipro do të lejojnë hapjen e restoranteve dhe diskotekave.