LAJME

Në këtë muaj do të niset kontingjenti i parë i FSK-së në SHBA

Në këtë muaj do të niset kontingjenti i parë i FSK-së në SHBA
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2021, 08:06

Komandanti i FSK-së, Gjenerali Rrahman Rama ka thënë se është një lajm i veçantë miratimi nga Kuvendi për dërgim të trupave ushtarake të Kosovës në mision përkrah ushtrisë amerikane.Ai në RTK tha se ky vendim ka rëndësi të veçantë jo vetëm për FSK-në, por për të gjithë Kosovën, duke e cilësuar si moment historik.

Rama tregoi se trupat ushtarake të Kosovës kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontingjenti i parë nga shteti ynë për në SHBA pritet të udhëtoj në mars të këtij viti.

Ndryshe, dje në Kuvendin e Kosovës vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse u votua nga 92 deputetë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika