- Reklama -

“Në kabinet ka 2-3 veteranë të UÇK-së, a janë të sigurt që nuk arrestohen nëse vijnë”, kjo është përgjigjja e Mickoskit

Pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, dy kryeministrit, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

I pyetur nëse listat janë aktive për veteranët e UÇK-së, pasi është diskutuar edhe në të kaluarën, dhe nëse një gjë e tillë mund t’ju ndodhë edhe 2-3 veteranëve që janë pjesë e kabinetit, Mickoski tha se ata që s’kanë shkelur Ligjet dhe Kushtetutën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund ta vizitojnë e të shëtisin për të shijuar bukuritë e vendit të tyre.

- Reklama -

“Në kabinet ka 2-3 veteranë të UÇK-së, a janë të sigurt që nuk arrestohen nëse vijnë atje”, ishte pyetje drejtuar kryeministrit maqedonas.Madje ai edhe i ftoi të gjithë pasi siç tha ai “janë shtet mikpritës”.

“Askush që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën në Republikën e Maqedonisë lirisht mund të vijë të shëtis në Shkup, në Maqedoni dhe të qëndrojë sa dëshiron. Të gjithë ata i ftoj të vijnë, ne jemi, paravarësisht dallimeve tona fetare dhe kombëtare, jemi shoqëri multi fetare e kombëtare, dhe si njerëz jemi shtet mikpritës. I ftoj të gjithë të kënaqen me bukuritë e vendit tim”, tha Mickoski në konferencën e përbashkët.

/Reporteri.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort