RAJONI DHE BOTA

Në Indonezi mosmbajtja e maskës ndëshkohet me pompa, qëndrim në diell e pastrim rrugësh

Në Indonezi mosmbajtja e maskës ndëshkohet me pompa, qëndrim në diell e pastrim rrugësh
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2020, 17:01

Në Indonezi janë ndëshkuar dy burra nga policia me pompa në rrugë pasi nuk po mbanin maskë.

Këto ndëshkime janë vendosur nga autoritetet indoneziane për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat e mëdha.

Ndëshkime të tjera janë pastrimi i rrugëve ose qëndrimi shtrirë në diell për 30 minuta.

Hapja e varreve për viktimat e koronavirusit ka qenë një ndër ndëshkimet më ekstreme, për t’i bërë njerëzit që të reflektojnë mbi rëndësinë që kanë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Fotoja eshte shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika