Në orët e hershme të mëngjesit, një tren dhe një autobus u përplasën pranë qytetit jugor të Gjermanisë, Ulm, duke plagosur disa persona, disa prej tyre rëndë.
Policia tha se pak më herët në zonë ka ndodhur një aksident trafiku i cili ka ngadalësuar qarkullimin.
Autobusi filloi të kalonte kalimin e nivelit në qarkun Arnegg rreth orës 8:35, por me mbylljen e rampave, ai mbeti i bllokuar mes tyre.
Treni, i cili kishte 74 persona në bord, nuk arriti të frenojë në kohë dhe u përplas me një autobus duke dalë nga shinat. Shoferi u plagos rëndë, si dhe dy pasagjerë.
Në autobus nuk kishte pasagjerë. Shoferi ka rënë nga autobusi gjatë përplasjes, i cili më pas ka marrë flakë. Linja hekurudhore aktualisht është e mbyllur./FrontOnline/