LAJME

Në derbin prizrenas, Liria mund A&N

Në derbin prizrenas, Liria mund A&N
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2020, 16:02

Skuadra e Lirisë së Prizrenit, të dielën në “Përparim Thaçi” ka shënuar fitore, duke e mposhtur me rezultat 2:0 rivalin prizrenas A&N.

Blendi Memaj ishte meritor i kësaj fitore ku shënoi dy gola (’51 e ’61), për t’i dhënë fitoren e radhës Lirisë.

Memaj pas takimit tha se luajtëm menqur, të gjithë dhanë maksimumim. Shkojmë tutje sepse na pret luftë e gjatë deri në arritjen e objektivit’, ka thënë lojtari i ndeshjes Blendi Memaj.

Ndryshe Memaj, prinë në listën e realizatorëve me 6-të gola.

Me këtë fitore, skuadra e Lirisë ndodhet e 3 në tabelën e klasifikimit, me 14 pikë të grumbulluara./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika