- Reklama -

Në avionë, trena, autobusë, urdhri i Biden: Askush s’lëviz pa maskë!

Pa maska, amerikanëve nuk do t’u lejohet udhëtimi me avionë, trena apo autobuzë.

Presidenti i ri, Joe Biden, e bëri shumë të qartë me një urdhër ekzekutiv se të gjithë pasagjerëve do tu kërkohet të mbulojnë fytyrën gjatë lëvizjeve ndërshtetërore. Kompanitë ajrore dhe punonjësit e tyre kishin kohë që këmbëngulnin për një mandat federal mbi maskat pas problemeve të mëdha të hasura me udhëtarët që refuzonin hapur zbatimin e kësaj mase.

- Reklama -

Bideni veproi pa vonesë për të koordinuar përpjekjet e Qeverisë federale për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Të enjten, në ditën e parë të plotë në detyrë, presidenti i ri parashtroi planin e tij për të zgjeruar vaksinimet dhe për të forcuar protokollet për maskat. Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se fushata e vaksinimeve në SHBA ka qenë “një dështim dëshpërues deri tani”.

“Gjërat do të vazhdojnë të keqësohen para se të përmirësohen,” u shpreh demokrati duke folur për goditjen e virusin.Ai bëri gjithashtu një thirrje personale amerikanëve që për 99 ditët e ardhshme të vënë maskë për të penguar përhapjen e virusit, i cili deri tani ka lënë mbi 405.000 të vdekur, numri më i lartë se në çdo vend tjetër në botë.“Kjo është një sipërmarrje si në kohë lufte”, tha Bideni.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin

Një aeroport në Turqi së fundmi u përfshi në...

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Fshati polak ku të gjithë 6000 banorët jetojnë në të njëjtën rrugë

Në zemër të Polonisë, pak kilometra larg Krakovës, ekziston...

Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort