LAJME

Ndryshime në sistemin prokurorial, Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë e vendit

Ndryshime në sistemin prokurorial, Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë e vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2026, 10:32

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeprokurorit, ky vendim ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, zbatimin unik të praktikave dhe ligjshmërisë.

“Prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit; mbikëqyrjen e trajtimit të lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve; identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale dhe adresimin e tyre; mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve, si dhe pjesëmarrjen në kolegjiumet e prokurorive ku janë të caktuar si mbikëqyrës.” – thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur, përmes këtij vendimi synohet forcimi i llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimi i koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të Prokurorit të Shtetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika