LAJME

Ndotet rruga me zhavor në Vlashnje, banorët ankohen

Ndotet rruga me zhavor në Vlashnje, banorët ankohen
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2023, 12:02

Jo rrallë herë mjetet e rënda ndotin rrugët kryesore brenda dhe jasht qytetit, me baltë, zhavor apo edhe mbetje të tjera.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën Prizren – Zhur, në afërsi të fshatit Vlashnje, ku një banor ka dërguar pamje të rrugës së ndotur në redaksinë tonë, e që sipas tij kjo rrugë është ndotur nga zhavori afër 100 metër.

Ai kërkon nga organet kompetent që t’i ndëshkojnë ndotësit, duke marrë parsyshë që në atë zonë aksidentet janë të shpeshta edhe si pasojë e ndotjes së rrugëve.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika