Një punëtor humbi jetën dhe 5 persona të tjerë mbetën të lënduar pas shembjes së një parkingu 4 katësh në Manhattan të Nju Jork City, shumë pranë universitetit Pace.
Qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës shkuan në vendngjarje dhe punuan për nxjerrjen e personave të bllokuar, duke përdorur dhe pajisje robotike, pasi struktura ishte e paqëndrueshme.





