Reshjet e borës në fillim të tetorit, si fenomen i pazakontë klimatologjik për rajonin e Kosovës, përbëjnë një ngjarje me pasoja të shumëfishta në bujqësi. Ndërhyrja e hershme e faktorëve dimërorë në periudhën tranzitore të vjeshtës, kur aktivitetet bujqësore janë ende intensive, ndikon drejtpërdrejt në rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Ky studim trajton efektet negative të borës së hershme mbi pemëtarinë dhe perimkulturën, si dhe aspektet pozitive që lidhen me përgatitjen e tokave për mbjelljen e grurit dimëror, elbi dimëror, thekra (secale) ,tritiikale (hibrid mes grurit dhe thekrës).
Dëmtimi i frutave dhe degëve: Shumë varietete frutash (mollë, dardhë, kumbull) në Kosovë në fillim tetori ende nuk janë të vjelura plotësisht. Rënia e borës mbi kurorat e ngarkuara me fruta dhe gjethe rrit rrezikun e thyerjes së degëve për shkak të peshës së akumuluar.
Stresi fiziologjik i bimës: Rënia e temperaturave nën mesataren sezonale në mënyrë të papritur ngadalëson procesin e akumulimit të karbohidrateve dhe përgatitjen e bimës për periudhën e dimrit. Kjo çon në reduktim të rezervave ushqyese, të domosdoshme për një fillim të mirë në sezonin pasues.
Dëmtimi i frutave në cilësi: Bora e lagësht mund të shkaktojnë njolla mekanike dhe mikroçarje në lëvoren e frutave.
Rreziku për kulturat e hapura: Perimet me cikël të vonshëm prodhimi (domate, speca, kunguj, tranguj) që ende janë në fusha ekspozohen ndaj ngricave të hershme. Temperaturat negative dhe bora dëmtojnë indet e gjalla, duke sjellë humbje të menjëhershme të rendimentit.
Shtyrja e ciklit të korrjes: Reshjet e dendura dhe bora e shpejtë shkaktojnë vështirësi në qasje dhe vonesa në mbledhjen e perimeve të mbetura, gjë që ul cilësinë organoleptike dhe vlerën në treg.
Rritja e presionit nga sëmundjet fungale: Bora e lagësht dhe mbetja e ujit në tokë krijon kushte për zhvillim më të shpejtë të sëmundjeve si myku gri (Botrytis cinerea) dhe kalbëzimet e tjera.





